C3 WRC

Légende ci-dessous
C3 WRC

CITROËN RACING, MË SHUMË SE NJË shekull INOVACION

Më shumë se një shekull, CITROËN celebrohet nëpër rrugët e të gjithë botës. Në vitet e pesëdhjeta, si prodhues, arriti fitoret e tij të para, ndërsa në vitet 1980, garat reli u rrënjosën në ADN-në e brendit me shevronë të dyfishtë. 30 vite dhe 11 tituj botërorë më vonë, kthehemi në garë me CITROËN C3 WRC, modelin më të fundit të ekipit CITROËN Racing
600x430_2

DIZAJN MUSKULOZ

Që në shikim të parë, CITROËN C3 WRC reflekton me dizajnin unik, energjinë dhe freskinë e tij.

Aerodinamika është përpunuar në mënyrë të veçantë për një performancë më të mirë dhe stabilitet gjatë shpejtësive të mëdha: skaji i përparëm paraqet zgjerim të vijës anësore të trupit dhe i jep ekuilibër dhe forcë tërësisë, ndërsa shevronët e dyfishtë shtrihen deri te LED dritat në mënyrë që të nxjerrë në pah identitetin e brendit të CITROËN-it.

Performancë në të gjitha shtresat

600x430_4

Parakolpi i pasëm është projektuar që të dëbojë dheun dhe dëborën në një terren të thyer. Më në fund, tërësia aerodinamike është plotësuar me një spoiler spektakular të përbërë nga një “shtresë” e poshtme dhe një sipërfaqe të sipërme komplekse, e cila kontribuon në performancën e përgjithshme të CITROËN C3 WRC.

Nga një makinë e vogël e qytetit deri te CITROËN-i i madh sportiv

600x430_3

WRC është një version racing dhe sportiv i CITROËN-it të ri C3. Ndër të tjera, ai ka trashëguar pamjen e tij unike, pjesën frontale harizmatike, vezullimin, vijat dhe qëndrimin e fuqishëm. Kjo është një dëshmi se, me një çik stërvitje, një makinë e vogël qyteti mund të bëhet një makinë e madhe sportive!

ZBULONI CITROËN-IN E RI C3

 

 

motori më i mirë të cilin CITROËN e ka konceptuar ndonjëherë

600x430_5

E marr të drejtën të them se Citroën C3 WRC është i pajisur me motorin më të avancuar të cilin e kemi bërë deri më tani. Gjatë pjesëmarrjes sonë në kampionatin e WTCC, u larguam nga garat reli dhe kjo na mundësoi t’i qasemi kësaj sfide në një mënyrë krejtësisht të re. Rregullat e reja GRE janë të rrepta, por ofrojnë liri të mjaftueshme që të konceptoni zgjidhje të reja. Vendosëm të zbatojmë disa zgjidhje teknologjike, të cilat unë nuk do t’i zbuloj! Jemi krenar me rezultatet e arritura, sidomos në fushën e reduktimit të fërkimit. Është kënaqësi e veçantë fakti që një ditë, ky produkt do të përdoret në prodhimin serik të të gjitha modeleve të Citroën-it

Patris Daven (Patrice Davesne), udhëheqës i sektorit të motorëve

ZBULONI CITROËN-IN E RI C3