KAMPIONATI BOTËROR FIA WRC

Légende ci-dessous
KAMPIONATI BOTËROR FIA WRC

2017 – viti i rikthimit të madh!

600x430_MonteCarlo

Me garat reli në Monte Karlo fillon gara e parë e sezonit të ri të kampionatit botëror në garat reli 2017, i cili shënon rikthimin e madh të skuadrës CITROËN Racing

I krijuar që të përmbushë rregullat e reja të FIA-s, të cilat do t’i prezantojë gjenerata e re e automjeteve WRC, C3 WRC shënon rikthimin e CITROËN-it, si prodhues, në gara, në të cilat mban një rekord prej 96 fitore dhe tetë herë titularr kampion botëror.

Viti 2017 fillon me nje sfidë të madhe për të tërë skuadrën e CITROËN Racing: duke i ngritur shevronët në nivelin më të lartë të kampionatit botëror në garat reli pas timonit të C3 WRC!

Zbuloni C3 WRC !

 

sezoni 2017 është i hapur!

19-22. janar reli Monte Karlo

9-12. shkurt reli Suedi

9-12. mars reli Meksikë

6-9. prill reli Korzikë

27-30. prill reli Argjentinë

18-21. maj reli Portugali

8-11. qershor reli Itali Sardenjë

27-30. korrik reli Finlandë

17-20. gusht reli Gjermani

5-8. tetor RallyRACC – Reli Spanjë

26-29. tetor reli Britani e madhe

16-19. nëntor reli Australi

CITROËN RACING është skuadra e ekspertëve të njohur botëror

NË SEZONIN 2017, SKUADRA E CITROËN TOTAL ABU DHABI WRT DO TË ANGAZHOJË DY DERI NË KATËR C3 WRC NË SKUADRËN E TIJ

600x430_2Kris Meeke / Paul Nagle

SUKSES NË MËNYRË ANGLEZE

Anglezi Kris Meeke morri pjesë në garën e parë reli në vitin 2000 dhe arriti të bëhet kampion në kategorinë e juniorëve në Britani të madhe që në sezonin e dytë. Titulli i fituar ia hapi dyert JWRC-së, në të cilin në vitin 2003 dhe 2004 morri pjesë me Opel-in.

Me CITROËN Sport Krisi nënshkroi marrëveshje dhe filloi sezonin me një fitore në garat reli në Monte Karlo (pozita 3 gjatë kualifikimeve) me Paul Nagle në vitin 2009, Team Peugeot UK zgjodhi Kristin që të marrë pjesë në kampionatin IRC. Arriti katër fitore dhe titullin. Duke dëshmuar edhe një here kapacitet e tij, pas timonit të skuadrës CITROËN Total Abu Dhabi World Rally Team, në vitin 2014. Katër here u ngjit në podium.

Kur u paralajmërua rikthimi në WRC, Kris Meeke ishte vozitësi i parë i paraqitur në garat reli. I suksesshëm në të gjitha terenet, Kris ka përvojë dhe dije të bëhet kampion botëror.

-Gara e parë reli WRC VelikaBritanija – në vitin 2002

– 73 pjesëmarrje në WRC

– pozita e parë në Argjentinë 2015 deh 2016 në Portugali dhe Finlandë

 

600x430_3Craig Breen / Scott Martin

IRLANDEZI NË SKUADËR

Karriera e Craig Breen-it ka filluar  në vitin 2011 gjatë WRC Academy, kur e fitoi titullin e kampionit në specialen e fundit në garat Vels reli në Britani të madhe..

Sezoni 2012 filloi me fitore në S-WRC në kuadër të garave reli në Monte Karlo. Në kampionatin S-WRC arriti tri fitore të reja, si dhe titullin kampion, në fund të sezonit , me bashkëvozitësin e tij (Paul Nagle).

Për shkak të rezultateve të mira dhe qëndrueshmërisë, skuadra Abu Dhabi Total WRT e ftoi të marrë pjesë në gjashtë gara reli gjatë vitit 2016. i gjashti në Suedi, i shtati në Poloni, në Finlandë arriti të ngjitet në podium. Këto rezultate u shpërblyen edhe me udhëheqjen zyrtare të skuadrës Citroën Total Abu Dhabi WRT në sezonin 2017.

-Garae parë reli WRC – Portugali 2009.

-37 pjesëmarrje në WRC

-pozita e tretë në WRC – Finlandë 2016.

 

600x430_4Stéphane Lefebvre / Gabin Moreau

FRANCEZI I VOGËL NË SKUADËR

Stéphane Lefebvre ishte I lumtur kur u fut në formulën promotive të kapmionatit të garave reli në Francë. Në sezonin 2012, juniori më i mire në «Volant 207», ndërsa një vit më vonë filloi të garojë në garat ndërkombëtare të kampionatit Europian në reli. Ai u dëhmua në sezonin 2014, kur e fitoi titullin FIA Junior WRC, WRC3 dhe ERC Junior!

Vitin e ardhshëm, Stefan morri pjesë në trembëdhjetë gara të kampionatit botëror. Pas fitores në WRC2 në garat reli në Monte Karlo, vazhdoi stërvitjet gjatë pesë garave të fundit reli. Sezoni e përfundoi në pozitën e tetë në Britani të madhe. Në vitin 2016 Stéphane iu bashkëngjit skuadrës Abu Dhabi Total WRT pranë Gabin Moreau. Sezoni filloi me pozitën e pestë, por, edhepse tregoi përparim në Portugali dhe Poloni, sezonin e përfundoi me një rënie të mprehtë nga rruga

Deri në fund të sezonit arriti të rikuperohet, në Britani të madhe, përfundoi në pozitën e nëntë. Iu bashkëngjit Gabin-it në garat reli në Var, ndërsa në sezonin 2017 u regjistrua në skuadrën e testimit të Citroën Total Abu Dhabi WRT.

-Gara e parë reli WRC – Francë 2013.

-26 pjesëmarrje në WRC

-Pozita e pestë – WRC Monte Karlo 2016.

 

600x430_5Khalid Al Qassimi / Chris Patters

NGA SHKRETËTIRA NË WRC

Përvoja e parë e sheikut Khalid Al Qassimi ishte pas timonit të një automjeti 4×4 në shkretëtirat e Emirateve. Karriera e tij si vozitës në garat reli, në të vërtet ka filluar në vitin 2002 në kampionatin e FIA Bliskogistoka (MERC – Middle East Rally Championship). Në vitin 2004, pas një lëndimi iu rikthye garave në kampionatin MERC dhe arriti dy fitore në Bahrejn dhe Siri. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 sheiku Khalid vazhdoi karrierën e tij në MERC (pozita e dytë në sezonin 2005 dhe pozita e tretë në sezonin 2006) duke marrë pjesë në P-WRC. Në gjysmën e dytë të sezonit 2007, morri pjesë në garat e nivelit më të lartë ndërkombëtar me Fordom Abu Dhabi WRT. Rezultati më i mire i tij është pozita e pestë në garat reli në Australi në vitin 2011.

Pas pauses në sezonin e vitit 2012, në një masë të madhe u inkuadrua në vendosjen e partneritetit ndërmjet skuadrave Abu Dhabi, Abu Dhabi Racing dhe Citroën Racing. Në sezonet 2013, 2014 dhe 2015 morri pjesë në shumë gara WRC dhe MERC. Tre here përfundoi në pozitën e dytë në kampionatin e Lindjes së afërt.

Nga viti 2014 bashkëvozitës e ka Chris Patterson-in.

Pas fitores në garat reli në Dubai 2015, sheiku morri pjesë në katër gara gjatë të cilave syhapur ndiqte rezultatin e Kris Meeke, Craig Breen dhe Stéphane Lefebvre në skuadrën e Abu Dhabi Total WRT.

Duke qenë në vijën e startit në Dakar 2017 – sheiku Khalid do të marrë pjesë në disa gara WRC pas timonit të Citroën-a C3 WRC.

-Gara e parë reli WRC – Akropol 2004

-65 pjesëmarrje në WRC

-Pozita e pestë në WRC – Australi 2011

“fitore në sezonin 2017, ndërsa më pastaj fitorja në kampionatin e sezonit 2018”

600x430_6

“Arritëm në fund të ciklit tre vjeçar në WTCC, kur Brendi ishte i gatshëm të lansojë produktin strategjik: C3 të ri. Në të njëjtën kohë, FIA vendosi rregulloren e saj të re për kampionatin botëror në garat reli. Pasiqë C3 i ri në mënyrë të përkryer u përshtat me rregulloren e re, kryesisht gjithçka u prështat. Këto rethana të reja do t’i mundësojnë CITROËN-it tërësisht t’i përkushtohet sportit të automobilizmit.”

Yves Matton, Drejtor i CITROËN Racing

 

CITROËN RACING është skuadra e ekspertëve eminent botëror

 

LABORATOR FANTASTIK TEKNOLOGJIK

Logo-6

Partneriteti 48 vjeçar ndërmjet TOTAL dhe CITROËN qëndron mbi katër baza të forta komplementare: hulumtim dhe zhvillim, industri, tregti dhe sport. Marëdhënien e pashkëputur të këtye dy brendeve e paraqet parulla e njohur ‘CITROËN-i ua rekomandon Total-in’ që shtrihet nga fabrikat e prodhimit deri te punëtoritë e specializuara të CITROËN Racing!

ABU DHABI, KRYEQYTETI I EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

logo_7

Abu Dabi, që në gjuhën arabe do të thotë «toka e gazelave», është themeluar në vendin në të cilin antilopa e re e solli fisin afër ujit të freskët. Ky ishul, ku fillimisht kishte treqind kasolle me drunj palme, disa ndërtesa dhe kështjellën e sundimtarit, nga ajo periudhë u shëndrrua në një qytet kosmopolit modern – kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe.

CITROËN DHE MICHELIN: PARATNERITETI MË I MIRE NË GARAT RELI

logo_8CITROËN dhe Michelin ndajnë një histori të gjatë të prbashkët në industri dhe sport. Së bashku, këto dy brende kanë fituar pesë tituj botëror në kampinonatin botëror FIA në garat reli dhe pesë fitore në FIA Cross-Country Rally World Cups.

KUALITETI ZVICERIAN DHE FRYMA AUTENTIKE SPORTIVE NGA VITI 1888

logo_9

Certina është një brend serioz i orëve sportive. Orët sportive nuk janë të njëhuora vetëm me pamjen e tyre të përkryer por edhe me kualitetin e tyre.