Garancitë Tregtare

Garancia Tregtare Gjatë Gabimeve të Prodhimit:

Automobiles Citroën garanton se automjeti nuk ka defekte prodhuese për një periudhë prej 2 (dy) vjet pa kufizim të kilometrazhit, përveç nëse ekzistojnë dispozita specifike që konsumatori i ka pasur parasysh që nga data e dorëzimit të automjetit.

Kjo datë është theksuar në “Certifikatën e Garancisë” dhe në “Broshurën e Shërbimit dhe Garancisë”, e cila u dorëzua së bashku me automjetin.

Garancia Tregtare Për Defektet e Produktit (Prodhimit) Mbulon:

Përveç kufizimeve të përcaktuara në Dokumentin e Garancisë Tregtare dhe në Broshurën e Shërbimit dhe Garancisë, garancia tregtare përfshinë riparimin falas ose zëvendësimin e pjesëve që janë të dëmtuara dhe që janë konstatuar nga përfaqësuesi i automobilit, si dhe punimet të duhura për riparim. Ky riparim do të bëhet me pjesë të reja origjinale ose të riparuara (pjesë të riparuara që plotësojnë specifiimet e njëjta sikur pjesët origjinale).

Po ashtu, nëse automjeti juaj është i palëvizshëm për shkak të një defekti të mbuluar nga garancia, Automjetet Citroën apo përfaqësuesi i saj do të i mbulojë të gjitha shpenzimet e riparimit të automjetit aty për aty ose do ta sigurojë transportimin (tërheqjen) e automjetit në qendrën tuaj më të aftërt të autorizuar për Automjetet Citroën.

Garancia Tregtare e Ngjyrës së Automjetit:

Automobiles Citroën garanton se automjeti është i lirë nga defektet e ngjyrosjes origjinale dhe ngjyrës  së automjetit, për kilometra dhe kohëzgjatjen e garancisë tregtare për defektet e prodhimit.

Garancia Tregtare Kundër Performancës:

Automobiles Citroën garanton se automjeti nuk ka perforacione (gërryerje që vjën nga brenda dhe në pjesën e jashtme të automjetit) nga data e dorëzimit që është e specifikuar në kartën e garancisë në “Broshurën e Shërbimit dhe Garancisë” për këtë kohezgjatje:

  • 12 vjet për automjetin pasagjer (jo elektrik)
  • 5 vjet për një automjet komercial