May 24, 2017

ANDREAS MIKKELSEN ME CITROËN NË GARAT RELI ITALI SARDENJË

ANDREAS MIKKELSEN ME CITROËN NË GARAT RELI ITALI SARDENJË

E martë, 23.05.2017. - 09:00
Citroën Total Abu Dhabi World Rally Team, me ardhjen e Andreas Mikkelsen / Anders Jaeger pas timonit të Citroën C3 WRC nr. 9 ndërroi skuadrën e tij e cila do të marrë pjesë në garat reli Itlai Sardenjë (8-11. qershor).

Në kulmin e gjysmësezonit kjo do t’i mundësojë skuadrës të ketë dobi nga ekuipazhi i cili ishte i treti në kampionatin botërorë 2016. Ndërsa dyshja norvegjeze do të mund të kthehet në plan të parë vetëm në pjesën e cila ka fituar World Rally Car 2017.

Citroën Racing i qëndron besnik politikës së tij të zbulojë dhe trajnojë vozitës të rinj si dhe t’i angazhojë Stéphane Lefebvre / Gabin Moreau do të kthehen në C3 WRC që në garat reli në Poloni (29 qershor/ 2 korrik).

FIA WORLD RALLY CHAMPIONSHIP 2017 -WRC Portugal (POR) - WRC 18/05/2017 to 21/05/2017 - PHOTO : @World

 

Për rikthimin e tij zyrtar në kampionatin botëror në garat reli të FIA-s, Citroën i ka vendosur vetes qëllimin që të fitojë në garat reli. Me fitoren e parë që u arrit në garat reli në Ganahuato në Meksikë, ky qëllim pjesërisht u realizua.

Zhvillimet e gjysmë sezonit e detyruan Citroën Racing të merret me rritjen e numrit të vozitësve. Kështu, Andreas Mikkelsen u inkuadrua në skuadër me rastin e garave reli në Iatli Sardenjë.

Në një të tretën e kampionatit botëror 2016, me dy fitore por pa makinat WRC për këtë sezon, norvegjezi do të njihet me modelin Citroën C3 WRC. Në mënyrë që të përgatitem sa më mire, Citroën Racing do të organizojë një ditë testimi para garave reli.

FIA WORLD RALLY CHAMPIONSHIP 2017 -WRC Portugal (POR) - WRC 18/05/2017 to 21/05/2017 - PHOTO : @World

Stéphane Lefebvre nuk do të jetë në startin e garave reli Itali Sardenjë. Francezi do të njihet me garat para se të koncentrohet në impenjimin e tij të radhës në garat reli në Poloni.

 

Duke shfrytëzuar mundësinë që të ftojë një vozitës me përvojë Citroën konfirmon vendosmërinë e tij se do të ketë sukses të plotë pas rikthimit zyrtar në garat e kampionatit botëror në reli të FIA-s.