May 24, 2017

C3 I RI: 100 000 SHITJE TË REALIZUARA!

Manje od 6 meseci od njegovog lansiranja, novi C3 je ostvario već 100 000 prodaja, što ga čini najprodavanijim Citroën-ovim modelom. Ovaj uspeh je omogućio da se, od početka godine, broj porudžbina C3, u Evropi, poveća za 70%! Moć privlačnosti novog C3 se ogleda i kroz 60% novih klijenata, više od 25 titula u međunarodnoj konkurenciji, kroz bogate nivoe opreme, kao i 4,7 zvezdica, od mogućih 5, koje su mu dodelili čitaociCitroën Advisor-a.

Më pak se 6 muaj nga hedhja në treg, C3 i ri tanimë ka realizuar 100,000 shitje, duke e bërë atë modelin më të shitur Citroën-it. Ky sukses ka mundësuar që numri i porosive për C3 të rritet me 70% në Europë që nga fillimi i vitit! Fuqia e tërheqjes së C3 të ri shihet edhe në 60% klientëve të rinj, më shumë se 25 tituj në konkurrencën ndërkombëtare, përmes niveleve të pasura të pajisjeve, si dhe 4.7 yje nga 5 të mundshme, të dhëna nga lexuesit e Citroën Advisor.

 

I hedhur në treg në nëntor të vitit të kaluar, C3 i ri gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në Europë shënon rritje të porosive për 70% (krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016). Më shumë se kurrë, gjenerata e re C3 konfirmon statusin e tij të makinës më të shitur të gamës së Citroënit.

 

Ky sukses i jashtëzakonshëm tregon fuqinë e joshjes së C3 të ri, e cila pasqyrohet posaçërisht përmes:

-Pushtimit të klientëve të rinj: 60% e automjeteve të blera nga persona fizikë vijnë nga brendet tjera (bazuar në automjetet e blera në 5 vende europiane);

-Përzgjedhja e personalizimit dhe teknologjisë, simboleve të blerjes «dashuri në shikim të parë»:

  • më shumë se 1 (nga 2) shitje në nivelin më të lartë të pajisjeve (‘Shine’),
  • më shumë se 60% shitje të versioneve dyngjyrëshe,
  • më shumë se 60% shitje të modeleve me mburoja Airbump®
  • më shumë se 30% shitje të brendësisë së personalizuar, e cila bën pjesë në pajisjet shtesë;

-votimi në Citroën Advisor, me një vlerësim mesatar prej 4.7 nga 5 yje (vlerësim mesatar në 7 vende europiane);

-më shumë se 25 çmime në Europë, siç është çmimi prestigjioz i BBC, BBC Top Gear -Best Cars (në kategorinë ‘Best Urbanite’) në Britani të Madhe, çmimi Automjeti i Vitit në Greqi apo Red Dot Design Award i jurisë ndërkombëtare.