September 6, 2018

CITROËN C3: 400 000 VETURA TË SHITURA PËR MË PAK SE 2 VJET!

CITROËN C3: 400 000 VETURA TË SHITURA PËR MË PAK SE 2 VJET!

Në më pak se 2 vjet që nga lansimi i saj, C3 i ri është përzgjedhur nga 400,000 klientë, nga të cilët 160,000 që nga fillimi i këtij viti. Ky fakt e bën atë modelin më të shitur të Citroën. Në Evropë, gjatë gjysmës së parë të vitit, porositë u rritën me 12%, duke hyrë në TOP 5 të segmentit të saj.

Lansuar më pak se 2 vjet, në nëntor 2016, C3 i ri është shitur tashmë në 400,000 kopje, prej të cilave 160,000 kanë qenë që nga fillimi i vitit 2018. Suksesi i gjeneratës së tretë të këtij automjeti atraktiv të qytetit bëri të mundur që në Evropë numri i porosive për C3 të rritet me 12% gjatë gjashtë muajve të parë. Kjo rritje e ka sjellë atë në rendin e 5 të segmentit të tij.

„Best-seller“ game, Citroën C3 i ri paraqet kontributin e parë në ofensivën komerciale të Citroënit: në gjysmën e parë të vitit 2018, brendi shënoi rritje botërore prej 9% (krahasuar me gjysmën e parë të 2017) me një numër rekord shitjesh në Evropë në të fundit 7 vjet.

  • Fuqia joshëse e Citroën C3 pasqyrohet në shitjen e versioneve të ndryshme, të cilat janë simbol i ‘dashurisë në shikim të parë’:
  • Rreth 40% porosia me nivelin më të lartë të pajisjeve (niveli 3 ‘Shine’),
  • Më shumë se  65% shitje me opsion në dy ngjyra,
  • Më shumë se  55% shitje me mbrojtëse Airbump®,
  • Rreth  25% shitje me opsijon te brendëshëm