July 4, 2017

CITROËN RACING RIKTHEHET NË GARË

GARA TË CILËN E DIKTOI PARASHIKIMI I MOTIT

Pas provave të kryera nën diell të fuqishëm, nga mëngjesi i së enjtes, në veri të Polonisë filloi shiu. Ndërsa të premten, kur u nisën makinat në specialen e parë, filloi të bie me një intenzitet akoma më të madh.

Të pozicionuar në pjesën e dytë të listës për nisje, vozitësit e C3 WRC ishin të destinuar të përparojnë nëpër baltën që e kishin krijuar vozitësit para tyre… Mëngjesi ishte jashtëzakonisht i rëndë për Kreg Brin (Craig Breen) të cilit, për shkak të problemeve me marshin makina i shkonte në tre rrota! Për shkak të shtatë minutave që humbi në mëngjes, Islandezi e pa avullimin e shpresës së tij që të arrijë një rezultat më të mirë. Andreas Mikelsen (Andreas Mikkelsen) gjithashtu humbi më shumë se një minutë për shkak të thyerjes së mbështetëses si rezultat i përplasjes në një pemë.
2017009428N-1400x800

Gjatë gjithë kohës, në garë për pozitën e tetë, Stefan Lefevr (Stéphane Lefebvre) fazën e parë e kaloi pa gabime. Ai ishte i nënti në momentin e kthimit në parcfermë.

E premteja pas dite i mundësoi Mikelsenit të dallohet. Më tej, gjatë mesditës, pas një asistence, norvegjezi regjistroi kohën e tij të parë në top 5.

Të shtunën, dielli shkëlqeu për të filluar ditën më të gjatë të garave reli. Me një renditje të nisjes që ishte ndryshe në raport me ditën më parë, Brin (Breen) dhe Mikelsen u nisën të parët, ndërsa i ndiqte Stefan Lefevr nga pozita e pestë.
GM201709393-1400x800

Në grupin e tre vozitësve të Citroën-it, francezi kishte ditën më të mirë. Në më pak se 2/10e kilometra nga vozitësit që luftonin për fitore, ai ishte më pak se pesëmbëdhjetë sekonda larg pozitës së gjashtë. Në një ritëm të ngjashëm, Mikelsen poashtu përparoi në mënyrë që të futet në top 10 në renditjen e përgjithshme. Kreg Brinit iu rikthye buzëqeshja: pavarësisht fillimit të garës, ai gradualisht riktheu besimin, duke pasur parasysh garat reli në Finlandë.

Të dielën kishin mbetur vetëm katër speciale që të bëhen të ditura pozicionet përfundimtare. Shiu filloi përsëri, kështu që vozitësit ishin të detyruar të përballeshin me kushtet jashtëzakonisht të rrëshqitshme. Pavarësisht nga kurthet në rrugë, Stefan Lefevr dhe Gaben Moro patën një fundjavë të mirë duke përfunduar në pozitën e pestë në Power Stage. Kështu ata arritën rezultat të njëjtë si në Monte Karlo në vitin 2016

KM2017009226-1400x800

Pasiqë humbi pozitën e dhjetë në ES21, Mikelsen dhe Jæger atakonin deri në point-stop-in e fundit. Pasi nënshkruan pozitën e tretë në Power Stage, përfunduan në pozitën e nëntë në më pak se pesë sekonda nga pozita e tetë.

Sa i përket Kreg Brinit dhe Skot Martinit, ata përfunduan garën në pozitën e njëmbëdhjetë në renditjen përfundimtare.