July 5, 2017

TURBO MOTORI ME BENZINË ME TRE CILINDRA PURETECH 1.2L I GRUPIT PSA SËRISH U ZGJODH “MOTOR I VITIT 2017”

TURBO MOTORI ME BENZINË ME TRE CILINDRA PURETECH 1.2L I GRUPIT PSA SËRISH U ZGJODH “MOTOR I VITIT 2017”

Në edicionin e 19 të garave ndërkombëtare „Engine of the Year Awards“ në Shtutgard juria nëdrkombëtare, e përbërë nga gazetarët, turbo motorit me tre cilindra Puretech 1.2L i ndau çmimin për motorin më të mirë të vitit 2017 në kategorinë e motorëve me shpejtësi prej 1 deri në 1.4L.

Suksesi industrial dhe komercial

Çmimi për “Motorin e vitit 2017” për here të tretë kurorëzoi suksein komercial të këtij motori i cili është në dispozicion me 110 dhe 130 KS (PureTech 110 S&S dhe PureTech 130 S&S).

  • Nga fillimi i shitjes në vitin 2014, në repartet e prodhimit të Française de Mécanique në Denver (Pas de Calais) dhe Xiang Yang në Kinë, janë prodhuar mbi 850.000 motorë të këtillë. Nga fundi i vitit 2017 ky motor do të prodhohet në fabrikën franceze Trèmery (Mozel) në mënyrë që të përmbushet kërkesa e shtuar dhe në këtë mënyrë do të dyfishohet kapaciteti i prodhimit të motorit në Francë. Deri në vitin 2019 sasia e prodhimit vjetor do të tejkalojë 1 milion ekzemplarë.
  • Me motorin 1.2 Puretech, i cili është i disponueshëm me 110 dhe 130 KS, janë të pajisura automjetet për shumë qëllime dhe automjetet me pajisje të nivelit të mesëm të të gjitha markave të Grupit PSA. Sot atë e instalojnë në më shumë se 90 aplikacione të ndryshme të cilat shiten në reth 70 vende të botës. Në vitin 2017 ka kontribuar dukshëm në suksesin komercial të modeleve të reja të grupit, siç është Citroën C3.
  • Në tregun Europian, familja modulare e motorit me tre cilindra PureTech 1.2L paraqet 1/3 e numrit të përgjithshëm të shitjes së motorëve me benzinë dhe me dizel të grupit PSA.

Performansa akoma më të mira dhe oferta më të pranueshme ekologjike

Të vozitesh me një turbo motor me tre cilindra PureTech 1.2L tanimë është pjesë e vozitjes më të rehatshme në treg, edhe atë duke filluar nga nivelet më të ulta të shpejtësisë. Ky motor akoma do të zhvillohet, kështu që kah fundi i vitit 2017 do të pësojë përmirësime të dukshme me të cilat do të përfitojë perfomansë më të mirë që do t’i mundësojnë konsum më të vogël të karburantit (deri 4%):

  • Futja e filtrit të grimcave (GPF-Gasoline Particulate Filter) për të reduktuar emetimet me më shumë se 75%. Kështu do t’i përgjigjemi standardeve në Europë dhe Kinë deri në vitin 2020.

Karakteristikat:

  • Optimizimi i shërbimeve veçanërisht në lidhje me zhvillimin e ciklit të djegies dhe presionit të injektimit të ngritur në 250 bar.
  • Reduktimi i fërkimit dhe futja në përdorim e një kompresori të ri turbo.
  • Një strukturë më kompakte që lejon aerodinamikë të përmirësuar (koeficient më të ulët të rezistencës së ajrit).

Në këtë rast, Kristijan Shapel (Christian Chapelle), drejtori i zinxhirëve të tërheqjes dhe të shasive të grupit PSA, ka deklaruar:

“Me këtë çmim kemi marrë vërtetimin për cilësinë dhe performancën e jashtëzakonshme të motorëve tanë me benzinë. Do të vazhdojmë të përmirësojmë motorët me djegie të brendshme me qëllim që të bëhemi më të mirë, më të parnueshëm për nga aspekti ekologjik dhe më të gatshëm për të kaluar në burime të tjera të energjisë”.