ZVILLIM I VAZHDUESHËM

Qasja jonë ekologjike

01_Conception

Duke filluar nga dizajni, ekipet tona teknike punojnë në minimizimin e ndikimit negativ ndaj mjedisit jetësor, edhe atë në të gjitha etapat e ciklit jetësor të automjeteve.

Minimizimi dhe ulja e nivelit të CO2 është vendimtare. Në mënyrë që të realizojmë këtë, reagojmë në disa nivele: kontrollojmë masën, punojmë në efikasitetin e motorit, si dhe në përmirësimin e aerodinamikës… Qëllimi ynë është që: t’i japim përparësi zgjidhjeve efikase që janë të besueshme dhe të përshtatshme për tregje të ndryshme, në mënyrë që të përgjigjemi globalisht ndaj problemit të efektit serrë

Teknologjia e së ardhmes

Inxhinjerët tanë në mënyrë aktive punojnë në zgjidhjet teknike të cilat do të mundsojnë zvogëlimin e ndikimit të dëmshëm të automjeteve ndaj mjedisit jetësor. Zhvillimi i sistemit Sop & Start i vitit 2010, zgjidhjet hibride të vitit 2011 dhe projektet që kanë të bëjnë me automjetet që nuk lëshojnë gazra duheshte t’i mundësojë Citroën-it ta përforcojë pozicionin e tij në segmentin e automjeteve hibride që lëshojnë pak CO2.

Resurset dhe reciklimi

Përveç uljes së konsumit të karburantit dhe lirimit të CO2 dhe të ndotësve tjerë, eko-polotika jonë ka për qëllim të përmirësojë shfrytëzimin e resurseve natyrore duke përzgjedhur me kujdes materialet që janë pjesë e automjetit. Poashtu, duke i dhënë përparësi reciklimit, përpiqemi të zvogëlojmë efektin e dëmshëm të automjeteve në fund të epokës së tyre.

Shembull: C3 Picasso

Nga 170 kg. të C3 Picassa nga polimeri, (përveç gomave) , reth 11% janë materiale “”të gjelbërta””. Në këtë titull bëjnë pjesë tre materiale të ndryshme:

  • Materiale të reciklueshme;
  • Materiale natyrore siç janë druri, fibrat bimore… ;
  • Biomaterialet, poliemeret që nuk janë krijuar nga industria petrokimike, por nga resurset që mund të ripërtërihen.

Në këtë mënyrë, fibrat natyrore përfshihen në përbërjen e rafteve të pasëm, mbulesave të bagazhit dhe mbulesave të dyerve. Plastika e reciklueshme e automjetit shërben për lëndë të parë për prodhimin e parafangave.

Prodhimi i fabrikës iso 14001

02_Fabrication

Në të gjitha fabrikat tona kemi vendosur sistem për menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ai bazohet në standardin ndërkombëtar ISO 14001, që paraqet normën e njohur ndërkombëtare për menaxhim dhe organizim.

Procesi i çertifikimit, që ka filluar para më shumë se dhjetë vite, tani ka arritur fazën e pjekurisë në të gjitha fabrikat tona, që të gjitha posedojnë çertifikatat ISO 14001 deri në fund të vitit 2007. Kjo normë (e miratuar në vitin 1996) kërkon krijimin e masave për monitorimin, kontrollimin dhe matjen e ndikimit të proceseve ndaj mjedisit jetësor. Prandaj kërkohet trajnim adekuat i tërë stafit.

Industria e automjeteve përfshin aktivitete të ndryshme: shkrirje, përpunim mekanik, shpuarje, saldim, përpunim të sipërfaqeve, ngjyrosje dhe montim final… Edhe pse këto punë nuk paraqesin “”rrezik të lartë për ambientin jetësor”” (siç e ka definuar norma europiane Seveso e vitit 1996), ato mund të kenë ndikim të dëmshëm, ndërsa ne dëshirojmë ta kontrollojmë në mënyrën më të mirë:

1) Ngjyrosësit: nga viti 1995, kemi zvogëluar më shumë se 50% lirimin e përbërësve organikë të paqëndrueshëm (të prodhuar nga tretësit e ngjyrës) për automjet.

2) Shkritoret: duke përdorur pajisje të teknologjisë së avansuar (plazma ndezës) dhe me zhvillimin e mënyrës së kontrollimit, dukshëm kemi ulur lirimin e pluhurit në shkritore.

3) Shpenzimi i ujit: kursimi i ujit është qëllimi kryesor i të gjitha fabrikave tona. Kjo politikë ka mundësuar që nga viti 1995 të ulim shpenzimet e ujit për automjet të prodhuar për 2,5 herë.

4) 94 % e mbetjeve të prodhimit shfrytëzohet: fabrikat tona prodhojnë reth 700 000 ton mbetje metalike në vit që përdoren në uzinën e shkrirjes së çelikut dhe në shkritore. Mbetjet tejra, reth 82 % apsorbohen nëpërmjet kanaleve tjera. Niveli i përgjithshëm i përdorimit të sërishëm arrin 94 %

Zhvillim i vazhdueshëm i rrjetit

03_Réparation

Rrjeti i Citroën-it është angazhuar që në mënyrë aktive të kontribuojë në politikën e brendit e cila ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, nga fillimi i epokës së automjetit, deri në fund

Rrjeti i Citroën-it është i angazhuar reth tre kritereve kyçe për mjedisin jetësor:

-Klasifikimin, në mënyrë që, nëpërmjet organizatave të autorizuara, të grumbullojë mbeturinat automobilistike në rrjet;

-Pajtueshmërinë e normave, në mënyrë që të sigurojë pajtueshmërinë e rrjetit me normat kombëtare dhe europiane;

-Gjurmueshmërinë, në mënyrë që të monitorojë mbeturinat në mënyrë që të jemi të sigurtë se është recikluar në mënyrë të duhur.

Përvetësimi i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë

Citroën-i në vitin 2008 ka shfrytëzuar Salonin ndërkombëtar në Paris në mënyrë që të fusë qasjen e tij ekologjike “”GreenPact””. Qëllimi i tij është që: nëpërmjet rrjetit të shitjes të brendit të përshtatet me ndryshimet ligjore dhe më mirë të menaxhojë me mbrojtjen e mjedisit jetësor (menaxhimin me mbeturinat, magazinimin e produkteve kimike, monitorimin e pjesëve që janë jashtë përdorimit…). Prandaj, GreenPact mbështetet në një gamë të plotë mjetesh arsimore dhe lehtëson kontaktet ndërmjet rrjetit dhe institucioneve të tjera të specializuara (organizatat të cilat grumbullojnë, prëpunojnë lëngjet ftohëse…)

Grumbullimi dhe menaxhimi

Më shumë se pesëmbëdhjetë vite më parë, rrjeti i Citroën-it ka prezantuar një strukturë për mbledhjen dhe përpunimin e automjeteve që janë në fund të epokës së tyre (automjete jashtë përdorimit) e cila aplikon metodat më të mira për mbrojtjen e mejdisit jetësor.

Grumbullimi dhe klasifikimi i mbeturinave për mirëmbajtje dhe riparim janë organizuar në përputhje me metodat e menaxhimit të produkteve që janë në fund të epokës së tyre. Në Francë, këto metoda janë pjesë e GreenPact-it.

Dekontaminimi

Dizajni i secilit automjet merr parasysh fazën e dekontaminimit në fund të epokës dhe shqyrton procedurat për ta bërë më të lehtë. Për shembull: pika më e ulët e rezervuarit është e shënuar në mënyrë që të lehtësojë zbrazjen. Ndërsa inxhinierët e Citroën-it kanë zhvilluar një proces të çmontimit të pjesëve në fazë të hershme të çdo pjese e cila duhet të mënjanohet si pjesë e procesit të dekonatminimit.